Pesë vatra zjarri mbeten aktive në vend, ndërsa pesë të tjera janë nën mbikëqyrje dhe një është shuar, sipas përditësimit të Ministrisë së Mbrojtjes deri në orën 14:00.

Në operacione janë angazhuar 65 forca operacionale, dy automjete zjarrfikëse, 20 efektivë të Forcave të Armatosura dhe një helikopter.

Malin e Dajtit vijon ndërhyrja mbi tunelet e Qafë Mollës, por nuk rrezikohen zonat e banuara. Vatra aktive raportohen edhe në Ballenjë të Dibrës, Qafën e Helmës dhe Valikardhë të Bulqizës.

Në Malin e Dardhës në Librazhd është riaktivizuar një vatër në një sipërfaqe pyjore prej rreth 7–8 hektarësh. Edhe në këtë zonë nuk rrezikohen banesat.

Ndërkohë, në Gjegjan, Gojan, Prozhëm dhe Tërbun të Pukës nuk ka më vatra aktive dhe situata po mbahet nën monitorim.

Burimi: Ministria e Mbrojtjes

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu