Kryeministri Edi Rama ka publikuar në Instagram një video përmbledhëse nga maratona dyditore e takimeve të qeverisë dhe Partisë Socialiste në Pogradec.

Videoja është konceptuar si një “best of” i mbledhjeve, me nga një batutë ose deklaratë të përzgjedhur nga ministrat, deputetët dhe pjesëmarrësit e tjerë.

 

View this post on Instagram

 

A post shared by Edi Rama (@ediramaal)

Përmes momenteve të shkurtra dhe frazave të konsideruara më goditëse, Rama përcjell atmosferën e diskutimeve dhe mesazhet kryesore të takimit.

Kryeministri shkruan se sezoni i ri politik nis me energji të reja dhe hapa vendimtarë drejt objektivit “Shqipëria 2030”. Sipas tij, një nga prioritetet do të jetë rritja cilësore e ndërveprimit me qytetarët.

 

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu