Administrata vendore kërkon rishikimin e propozimit për bashkimin me Kavajën dhe thotë se qyteti ka nevojë për investime, jo për humbjen e statusit.

Punonjësit e Bashkisë Rrogozhinë kanë bojkotuar punën dhe kanë dalë në protestë kundër draftit të reformës territoriale, i cili parashikon bashkimin e njësisë vendore me Bashkinë e Kavajës.

Protestuesit deklaruan se Rrogozhina i plotëson kriteret për të vazhduar si bashki më vete dhe se shkrirja do t’i dëmtonte banorët. Ata kërkuan nga kryeministri Edi Rama, bashkëkryetari i komisionit të reformës Arbjan Mazniku dhe anëtarët e komisionit parlamentar ta rishikojnë propozimin.

Sipas punonjësve, qyteti ka nevojë për më shumë investime dhe forcim të shërbimeve, jo për humbjen e administratës së tij vendore.

Rrogozhina është një nga 15 bashkitë që rrezikojnë të shkrihen sipas draftit të mazhorancës. Dokumenti ndodhet në konsultim publik, ndërsa kundërshtime të ngjashme janë shfaqur edhe në disa bashki të tjera.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu