Qarkullimi në magjistralen Prishtinë–Podujevë u bllokua përkohësisht pasi një kamioni që transportonte pije në shishe qelqi iu rrëzuan disa arka në mes të rrugës.

Si pasojë e incidentit, në këtë segment u krijuan kolona të gjata automjetesh, ndërsa lëvizja e mjeteve u vështirësua deri në ndërhyrjen e ekipeve përgjegjëse.

Pamjet nga vendngjarja tregojnë arkat dhe shishet e shpërndara në asfalt, duke penguar qarkullimin dhe duke rritur rrezikun për drejtuesit e mjeteve.

Autoritetet ndërhynë për pastrimin e rrugës dhe largimin e pengesave, me qëllim rikthimin sa më shpejt të qarkullimit normal.

Deri në normalizimin e plotë të situatës, shoferëve u është kërkuar të tregojnë kujdes të shtuar gjatë kalimit në këtë aks rrugor.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu