Princ Leka ka ndarë me ndjekësit një video prekëse ku vajza e tij, princeshë Geraldina, i këndon me përkëdheli vëllait të saj të vogël, princit Aleksandër.

Në pamjet e publikuara, Geraldina interpreton një këngë dedikuar të porsalindurit, ndërsa krijon një nga kujtimet e para të lidhjes së tyre si motër e vëlla. Dy fëmijët janë vëlla e motër nga babai, pasi kanë të përbashkët Princ Lekën, por nëna të ndryshme.

Krahas videos, Princ Leka shkroi: “Një melodi dashurie nga Geraldina për vëllain e saj të vogël, Aleksandër. Kujtimi i parë i një lidhjeje që do t’i shoqërojë gjithë jetën.”

Princi Aleksandër erdhi në jetë më 10 korrik, nga martesa e Princ Lekës me Blerta Celibashin, ndërsa Geraldina është vajza e Princ Lekës nga martesa e mëparshme me Elia Zaharinë.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu