
Ministri i Turizmit, Blendi Gonxhja, ka deklaruar se është shqyrtuar mundësia që këngëtarja amerikane Jennifer Lopez të mbante një koncert në Tiranë, por negociatat nuk kanë avancuar për shkak të kushteve financiare të kërkuara nga artistja.
Gjatë një diskutimi në Komisionin për Turizmin, Gonxhja tha se Jennifer Lopez kishte kërkuar një garanci prej 2 milionë eurosh për rastet kur zhvillimi i koncertit mund të ndikohej nga protestat.
Sipas ministrit, qeveria nuk e ka pranuar këtë kërkesë, pasi e ka konsideruar të pamundur ofrimin e një garancie të tillë financiare.
Në debat ndërhyri edhe deputetja Ina Zhupa, e cila pyeti nëse qeveria do t’i jepte artistes miliona euro, ndërsa Gonxhja u përgjigj se projekti ishte refuzuar pikërisht për shkak të kërkesës për garanci.






