Gjykata e Lartë ka rrëzuar rekursin e kryebashkiakut të Tiranës, Erion Veliaj, duke lënë në fuqi vendimin për pezullimin e llogaritjes së afateve të paraburgimit.

Veliaj kishte kundërshtuar vendimin e mëparshëm që parashikon pezullimin e afateve të paraburgimit në rastet kur seancat gjyqësore në themel të çështjes shtyhen.

Me vendimin e saj, Gjykata e Lartë nuk pranoi rekursin e paraqitur nga Veliaj, duke lënë në fuqi qëndrimin e Gjykatës së Posaçme të Shkallës së Parë.

Kërkesa e shqyrtuar lidhej vetëm me pezullimin e llogaritjes së afateve të paraburgimit dhe jo me themelin e çështjes penale ndaj kryebashkiakut të Tiranës.

 

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu