Janë publikuar detaje të reja nga krimi i rëndë në familje që tronditi Shkodrën, ku 62-vjeçari Shtjefën Ziçi vrau me armë gjahu bashkëshorten e tij, 55-vjeçaren Bardhe Ziçi.

Sipas informacioneve paraprake, ngjarja ndodhi pas një debati mes çiftit, i cili dyshohet të ketë nisur për shkak të celularit të viktimës. Burime hetimore bëjnë me dije se autori, i motivuar nga xhelozia, i ka kërkuar bashkëshortes telefonin. Pas konfliktit verbal, ai ka hyrë në banesë, ka marrë armën e gjahut dhe e ka qëlluar për vdekje në portën e shtëpisë.

Menjëherë pas ngjarjes, policia ndërhyri dhe arrestoi autorin e dyshuar, ndërsa arma e krimit u sekuestrua.

Ndërkohë, është publikuar edhe fotografia e viktimës, Bardhe Ziçi, e cila do të përcillet për në banesën e fundit ditën e nesërme, në orën 12:00.

Grupi hetimor, nën drejtimin e Prokurorisë, vijon veprimet për dokumentimin e plotë të rrethanave të kësaj ngjarjeje të rëndë.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu