Është mbyllur pa incidente protesta e 37-të e zhvilluar në Tiranë, ku qytetarët u mblodhën fillimisht në sheshin “Skënderbej” dhe më pas marshuan drejt Kryeministrisë.

Gjatë tubimit, protestuesit përsëritën thirrjet për dorëheqjen e qeverisë dhe kërkuan ndryshime politike, ndërsa në podiumin e improvizuar para Kryeministrisë u mbajtën disa fjalime.

“Duhet të qëndrojmë të bashkuar”, u shpreh një prej protestuesve gjatë fjalës së tij.

Pas qëndrimit për disa orë para Kryeministrisë, qytetarët nisën marshimin nëpër rrugët e Tiranës, siç ka ndodhur edhe në protestat e mëparshme.

Tubimi u mbyll paqësisht në orët e vona të mbrëmjes.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu