Fermerët në Kosovë kanë protestuar duke derdhur qumështin në një lumë, pas mbylljes së qumështores “Vita” dhe vonesave në publikimin e rezultateve të analizave nga Agjencia e Ushqimit dhe Veterinarisë (AUV).

Mes protestuesve ishte edhe veterani i UÇK-së, Tafë Çeku, i cili e cilësoi veprimin si një sakrificë të dhimbshme.

“Po më duket sikur po derdh gjakun”, u shpreh ai, teksa hodhi qumështin në lumë, duke theksuar se produkti është tërësisht vendas dhe i sigurt për konsum.

Çeku kundërshtoi zërat që pretendojnë se qumështi përmban pluhur ose vaj palme, duke deklaruar se ai është “100 për qind qumësht i Kosovës” dhe i prodhuar sipas standardeve.

Fermerët kërkojnë që autoritetet të publikojnë sa më shpejt rezultatet laboratorike dhe të sqarojnë situatën, ndërsa paralajmërojnë se në të kundërt protestat mund të përshkallëzohen.

 

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu