Meksika siguroi një vend në raundin e 16 skuadrave të Kupës së Botës 2026, pasi mposhti 2-0 Ekuadorin në fazën e 32 skuadrave. Vendasit zgjidhën ndeshjen falë golave të Julián Quiñones dhe Raúl Jiménez, duke vazhduar rrugëtimin në turneun që organizohet edhe në vendin e tyre.

Me këtë sukses, Meksika i dha fund edhe një serie të gjatë eliminimesh në fazat me eliminim direkt të Botërorit dhe tashmë synon të shkojë edhe më tej.

Në raundin e 16 skuadrave, Meksika do të përballet me fituesin e ndeshjes mes Anglisë dhe Republikës Demokratike të Kongos, me objektivin për të siguruar një vend në çerekfinale.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu