Protesta u zhvendos këtë të martë para Drejtorisë së Policisë së Tiranës, ku dhjetëra qytetarë kërkuan lirimin e gjashtë protestuesve të shoqëruar pas tensioneve të regjistruara gjatë tubimit para Kuvendit.

Mes të shoqëruarve ndodhen Dritan Goxhaj, aktori Shkëlqen Bushi dhe katër protestues të tjerë, të cilët u ndaluan pas përplasjeve me forcat e policisë në ambientet e jashtme të Parlamentit.

Me pankarta dhe thirrje “Turp, turp”, “Lironi protestuesit”, “Arrestoni Ballukun, lironi protestuesit”, “Arrestoni Ramën” dhe “Lironi djemtë tanë”, qytetarët u mblodhën para godinës së Policisë së Tiranës duke kërkuar lirimin e të shoqëruarve.

Protestuesit pretenduan se disa prej aktivistëve u tërhoqën zvarrë nga efektivët e policisë gjatë ndërhyrjes për shpërndarjen e turmës, ndërsa deklaruan se nuk do të largohen nga Drejtoria e Policisë deri në lirimin e tyre.

Shoqërimet erdhën pas tensioneve të krijuara në protestën para Kuvendit, ku pati përplasje mes qytetarëve dhe forcave të rendit gjatë përpjekjes së protestuesve për të çarë kordonin e sigurisë.

 

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu