Pas rreth dy muajsh në arrati, është vetëdorëzuar në polici Marjaldo Nela, i shpallur në kërkim për vrasjen e 30-vjeçarit Endri Goxhaj, ngjarje e ndodhur mbrëmjen e 21 prillit në qendër të Memaliajt.

Sipas hetimeve të Prokurorisë, konflikti nisi mes shtatë personash dhe më pas u përfshinë edhe Dali Nela, vjehrri i tij Aldo Kalemi dhe persona të tjerë.

Gjatë përplasjes, Endri Goxhaj dyshohet se nxori një armë zjarri dhe qëlloi katër herë në drejtim të Dali Nelës, duke e plagosur. Pas kësaj, sipas organit të akuzës, dy vëllezërit Donaldo dhe Marjaldo Nela nxorën armët dhe qëlluan ndaj Goxhajt, i cili humbi jetën në vend.

Hetimet kanë zbuluar se, sipas pamjeve filmike, Endri Goxhaj nuk arriti të reagonte me armë në momentin kur u qëllua.

Pas ngjarjes, Donaldo dhe Marjaldo Nela transportuan me automjet vëllanë e tyre të plagosur drejt Spitalit të Gjirokastrës dhe më pas u larguan, duke u shpallur në kërkim nga policia.

Me vetëdorëzimin e Marjaldo Nelës, në kërkim mbetet ende vëllai i tij, Donaldo Nela.

 

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu