Kreu i Partisë Demokratike, , ka përshëndetur pjesëmarrësit në protestën e fundjavës në Tiranë, duke e cilësuar atë si një nga manifestimet më të mëdha qytetare të viteve të fundit.

Në një deklaratë për mediat, Berisha shprehu mirënjohje për shqiptarët e diasporës që udhëtuan nga vende të ndryshme të Europës dhe botës për t’iu bashkuar protestës, së bashku me qytetarët që morën pjesë në tubimin e zhvilluar në kryeqytet.

Sipas liderit demokrat, fundjava që kaloi mund të konsiderohet si “fundjava e diasporës”, ndërsa e cilësoi protestën si një akt që ka rikthyer shpresën te shqiptarët brenda dhe jashtë vendit.

“Manifestimi dhe rrethimi epik i epiqendrës së krimit është një arritje historike, e cila e bën të pashpresë sundimin e Edi Ramës dhe mafies së tij në Shqipëri”, deklaroi Berisha.

Ai theksoi se pjesëmarrja e shqiptarëve të ardhur nga diaspora tregoi, sipas tij, mbështetje të gjerë për protestën qytetare dhe kërkesat e saj politike.

Berisha vijoi me akuza të forta ndaj kryeministrit , duke pretenduar se qeverisja e tij ka nxitur emigracionin masiv dhe ka dëmtuar interesat e vendit.

Deklarata vjen pas protestës së zhvilluar në Tiranë, ku organizatorët pretenduan pjesëmarrje të lartë të qytetarëve dhe emigrantëve shqiptarë të ardhur nga vende të ndryshme.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu