Një trup i pajetë në gjendje të avancuar dekompozimi është gjetur në fshatin Cerrujë, në lagjen Domush, ndërsa dyshimet paraprake flasin se mund t’i përkasë Eglant Kocit, i raportuar më herët si i zhdukur.

Lajmi është konfirmuar nga Policia e Shtetit, e cila bën me dije se në vendngjarje kanë mbërritur menjëherë shërbimet policore dhe grupi hetimor, nën drejtimin e Prokurorisë kompetente.

Sipas njoftimit zyrtar, aktualisht po kryhen veprimet hetimore dhe ekspertizat për identifikimin e trupit, si dhe për të përcaktuar rrethanat e plota të ngjarjes.

Rasti ka rikthyer vëmendjen te zhdukja e Eglant Kocit, ndërsa autoritetet nuk kanë dhënë ende një konfirmim zyrtar mbi identitetin e viktimës.

 

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu