Gjykata e Lartë ka prishur vendimin për sekuestrimin e tre pasurive të ish-zv/kryeministrit Arben Ahmetaj, duke rikthyer çështjen për shqyrtim në Apelin e Posaçëm kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar.

Vendimi është marrë nga gjyqtari Gent Shala, i cili ka rrëzuar vendimin e mëparshëm për sekuestrimin e pasurive në emër të Ahmetajt.

Tashmë dosja do të rigjykohet nga një trupë tjetër e Apelit të GJKKO-së, e cila do të rivlerësojë ligjshmërinë e masës së sekuestrimit.

Vendimi nuk i jep fund procesit, por hap një kapitull të ri në betejën gjyqësore për pasuritë e ish-numrit dy të qeverisë.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu