Kryeministri i Maqedonisë së Veriut, Hristijan Mickoski, ka deklaruar se vendi pritet të përfitojë nga një valë e re investimesh turke pas takimeve të zhvilluara në Stamboll.

Sipas Mickoskit, gjatë forumit ekonomik me bizneset turke, presidenti turk Recep Tayyip Erdogan i ka dhënë garanci se dhjetëra kompani të tjera nga Turqia po shqyrtojnë mundësinë e investimit në Zonat Industriale-Teknologjike Zhvillimore të Maqedonisë së Veriut.

“Pas forumit të biznesit në Stamboll, mora fjalën e presidentit Erdogan se kompani të reja turke do të vijnë për të investuar në vendin tonë”, u shpreh Mickoski.

Kryeministri theksoi se investimet e huaja mbeten një nga prioritetet kryesore të qeverisë, duke shtuar se interesimi i bizneseve turke pritet të sjellë vende të reja pune, rritje të eksporteve dhe zhvillim ekonomik.

Turqia renditet ndër partnerët më të rëndësishëm ekonomikë të Maqedonisë së Veriut, me dhjetëra kompani që operojnë prej vitesh në sektorë të ndryshëm të ekonomisë së vendit.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu