Kreu i SPAK, Klodjan Braho, ka deklaruar se pasuritë me origjinë kriminale duhet të sekuestrohen dhe të konfiskohen, duke kaluar në favor të shtetit për t’u përdorur për qëllime të ligjshme.

Reagimi i tij vjen pas operacionit të fundit kundër një grupi të strukturuar kriminal të përfshirë në trafik ndërkombëtar droge, pastrim parash dhe investim të të ardhurave kriminale. Në kuadër të hetimeve u goditën 10 persona, mes tyre Nikoll Bibaj, Isa Aliu, Sokol Bibaj, Florjan Musaj, Armando Pacani, Denis Matoshi, Naldi Yzeiraj, Oklid Aliu, Dritan Gjika dhe Shpëtim Aliu.

Sipas Brahos, pasuritë e krijuara nga aktiviteti kriminal dëmtojnë ekonominë e ligjshme, konkurrencën e ndershme dhe fuqizojnë grupet e krimit të organizuar, duke u përdorur për financimin e veprimtarive të paligjshme.

“Pasuritë me origjinë kriminale duhet të sekuestrohen, të konfiskohen, të kalojnë në favor të shtetit dhe të përdoren për qëllime të ligjshme”, theksoi kreu i SPAK.

Ai siguroi se veprimet e Prokurorisë së Posaçme synojnë vetëm asetet e lidhura me veprimtari kriminale dhe nuk prekin të drejtat e pronësisë së qytetarëve apo bizneseve që kanë krijuar pasuritë e tyre në mënyrë të ligjshme.

 

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu