Një aksident tragjik me pasojë vdekjen e një fëmije ka ndodhur pasditen e kësaj të premteje në aksin rrugor Korçë–Ersekë, pranë fshatit Kamenicë.

Sipas informacioneve paraprake, një automjet ka përplasur një të mitur që ndodhej në rrugë. Goditja ka qenë fatale dhe fëmija ka ndërruar jetë në vend si pasojë e plagëve të marra.

Burime nga vendngjarja bëjnë me dije se i mituri ishte i shoqëruar nga nëna e tij, e cila ka qenë dëshmitare e ngjarjes së rëndë.

Menjëherë pas aksidentit në zonë kanë mbërritur shërbimet e policisë dhe grupi hetimor, të cilët kanë nisur veprimet për zbardhjen e plotë të rrethanave dhe përcaktimin e përgjegjësive.

Identiteti i viktimës dhe detaje të tjera mbi aksidentin pritet të bëhen të ditura pas përfundimit të veprimeve të para hetimore.

 

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu