Kryeministri Edi Rama ka përdorur tone të forta ndaj atyre që, sipas tij, përhapin dezinformim lidhur me projektin në Zvërnec dhe pretendimet se Shqipëria po “shitet” tek të huajt.

“Vetëm myslimanë nuk janë, vetëm Allah dhe Kuran nuk kanë, sepse bëjnë çdo ditë krimin e ndaluar nga Kurani, për të helmuar njerëzit me shpifje”, deklaroi kryeministri.

Gjatë një reagimi publik në mbledhjen e grupit socialist të zgjeruar, Rama i akuzoi përhapësit e këtyre pretendimeve se po helmojnë opinionin publik me shpifje dhe lajme të rreme.

“Një çmenduri totale ajo futja e urrejtjes për hebrenjtë dhe shfrytëzimi i dhembjes së Gazës, nga ata që i thonë vetes myslimanë por janë pa din dhe pa iman, duke iu thënë shqiptarëve që ‘’po vijnë izraelitët të marrin tokën’’, ju thashë që aty janë ata që dinë dhe janë dy bashkëpronarët e kompanisë ‘’Power Holding’’ nga Katari, një nga fuqitë më të mëdha të Lindjes së Mesme;  një “holding” që zotëron kompani të ndryshme dhe që portofolin e turizmit e ka ndër më të shkëlqyerit në botë”

Rama tha se nuk mund të pranojë që të etiketohet si tradhtar apo shitës i interesave kombëtare, ndërsa ngriti pikëpyetje për mbështetjen që, sipas tij, po i jepet kauzës së protestuesve nga media greke.

“Si mund të jem unë kundër jush dhe kundër vetes? Si mund të jenë gazetat e Greqisë aleatët tuaj në mbrojtjen e mjedisit të Shqipërisë?”, u shpreh ai.

Kreu i qeverisë theksoi se akuzat ndaj tij janë të pabaza dhe se do të vazhdojë të mbrojë vizionin e tij për zhvillimin e vendit, pavarësisht kritikave dhe sulmeve politike.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu