
Një person është arrestuar mbrëmjen e së dielës në Tiranë, pasi dyshohet se ka qëlluar me armë zjarri në ajër në zonën e “Ali Demit”.
Sipas informacioneve paraprake, ndërhyrja e menjëhershme e Policisë së Tiranës bëri të mundur kapjen e autorit vetëm pak minuta pas ngjarjes.
Burime nga vendngjarja bëjnë me dije se personi i arrestuar u ndalua në flagrancë, ndërsa uniformat blu i sekuestruan edhe armën e zjarrit që mbante pa leje.
Fatmirësisht nga të shtënat nuk raportohet për persona të lënduar.
Policia po vijon veprimet procedurale për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes dhe dokumentimin e saj.
Ndërkohë, pritet një njoftim zyrtar me detaje të mëtejshme lidhur me identitetin e të arrestuarit dhe motivet e përdorimit të armës.






