Gjykata e Lartë ka ndryshuar vendimet e mëparshme të gjykatave të Tiranës për administrimin e Aeroportit të Vlorës, duke i hapur rrugë rikthimit të biznesmenit kosovar Behgjet Pacolli në projektin e aeroportit.

Me vendimin e marrë këtë të hënë, Gjykata e Lartë rrëzoi kërkesën e biznesmenit Valon Ademi dhe kompanisë së tij për masë sigurimi padie ndaj shoqërive të lidhura me projektin.

Vendimi ndryshon si vendimin e Gjykatës së Shkallës së Parë në Tiranë, ashtu edhe atë të Gjykatës së Apelit, të cilat më herët kishin favorizuar kompaninë e Ademit.

Në vendimin e saj, Gjykata e Lartë ka rrëzuar kërkesën e kompanive “Vlora International Airport” dhe “ZA Group” për marrjen e masës së sigurimit të padisë.

Më herët, Apeli kishte lënë në fuqi administrimin e Aeroportit të Vlorës nga Valon Ademi, ndërsa kompania e Behgjet Pacollit ishte përjashtuar nga vendimmarrja.

Përplasja mes palëve ka sjellë tensione edhe në kantierin e aeroportit, ku ditët e fundit u raportuan incidente dhe përplasje mes punonjësve të kompanisë së Pacollit dhe përfaqësuesve të kompanisë së Ademit.

Vendimi i fundit i Gjykatës së Lartë pritet të ndikojë drejtpërdrejt në administrimin dhe vijimin e punimeve për Aeroportin e Vlorës, një nga projektet më të mëdha infrastrukturore në jug të vendit.

 

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu