Federata Shqiptare e Futbollit i ka besuar pankinën e Kombëtares shqiptare trajnerit italian Rolando Maran, i cili në moshën 62-vjeçare do të udhëheqë kuqezinjtë në UEFA Nations League dhe në eliminatoret e Euro 2028.

Tekniku italian nuk është i panjohur me futbollistët shqiptarë. Gjatë karrierës së tij në Itali, Maran ka drejtuar disa lojtarë që kanë veshur fanellën e Kombëtares shqiptare, por edhe emra të njohur të futbollit shqiptar në Serie A dhe Serie B.

Një nga emrat e parë ishte ish-sulmuesi kuqezi Edgar Çani, të cilin Maran e drejtoi te Catania FC në vitin 2014.

Më pas, gjatë aventurës së tij te AC ChievoVerona, nën urdhrat e tij luajti edhe ish-sulmuesi i Kombëtares, Armando Vajushi.

Në periudhën më të fundit te Brescia Calcio, Maran pati në skuadër mesfushorin Emanuele Ndoj, i cili dikur konsiderohej futbollisti shqiptar më i shtrenjtë, si dhe talentin e U21, Zylyf Muça.

Gjatë karrierës së tij, italiani ka punuar gjithashtu edhe me futbollistë shqiptarë që nuk kanë luajtur për Kombëtaren shqiptare, si Përparim Hetemaj, Valon Behrami dhe Andrea Isufaj.

Emërimi i Maran konfirmon edhe njëherë lidhjen e fortë të futbollit shqiptar me shkollën italiane të trajningut, trend që ka dominuar vitet e fundit në pankinën kuqezi.

 

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu