
Gjykata e Posaçme e Apelit kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar ka lënë në fuqi dënimin për ish-ministrin e Mjedisit, Lefter Koka, në lidhje me aferën e inceneratorit të Elbasan.
Apeli i GJKKO konfirmoi vendimin e shkallës së parë, duke dënuar Kokën me 10 vite burg. Për shkak të gjykimit të shkurtuar, dënimi përfundimtar mbetet 6 vite e 8 muaj heqje lirie.
Në të njëjtën dosje, Apeli ka lënë në fuqi edhe dënimin për ish-deputetin Alqi Bllako, si dhe për të pandehurit e tjerë: Pëllumb Abeshi, Bardhyl Cabiri, Serafin Papa, Jonida Zeqo, Mirel Mërtiri, Stela Gugallja dhe Klodian Zoto.
Çështja e inceneratorit të Elbasanit konsiderohet një nga aferat më të mëdha korruptive të hetuara nga Struktura e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar, ndërsa hetimet dhe proceset gjyqësore për inceneratorët kanë dominuar debatin politik në vend prej vitesh.






