Një studim i publikuar në Itali po rikthen në qendër të debatit përdorimin e medikamenteve moderne për humbje peshe, si semaglutide dhe tirzepatide, duke theksuar jo vetëm efektin në dobësim, por edhe ndikimin e madh ekonomik dhe shëndetësor.

Sipas analizës, përdorimi i këtyre barnave tek personat me obezitet mund t’i kursejë sistemit shëndetësor rreth 550 milionë euro, falë uljes së shtrimeve në spital, ndërhyrjeve mjekësore dhe komplikacioneve të lidhura me sëmundjet kardiovaskulare.

Studimi parashikon gjithashtu se brenda dy viteve mund të shmangen shumë episode të rënda kardiovaskulare tek pacientët obezë, një kategori që konsiderohet me risk të lartë për probleme të zemrës, diabet dhe tension arterial.

Ekspertët theksojnë se obeziteti vazhdon të ketë një kosto të jashtëzakonshme për sistemet shëndetësore, jo vetëm për trajtimet mjekësore, por edhe për humbjen e ditëve të punës dhe kujdesin afatgjatë ndaj pacientëve.

Megjithatë, një nga problemet kryesore mbetet kostoja e lartë e këtyre medikamenteve, të cilat në shumë vende paguhen ende nga vetë pacientët dhe kërkojnë përdorim afatgjatë.

 

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu