Kate Middleton ka nisur vizitën e saj dyditore në Itali, në atë që konsiderohet udhëtimi i parë zyrtar jashtë vendit pas diagnostikimit me kancer në vitin 2024.

Princesha 44-vjeçare mbërriti në Reggio Emilia, ku u prit nga mijëra qytetarë dhe autoritetet lokale, përfshirë kryebashkiakun Marco Massari.

E veshur me një kostum blu elegant, Kate u ndal për të përshëndetur fëmijët e shkollave dhe surprizoi të pranishmit duke folur italisht me ta.

Ajo bëri selfie me qytetarët dhe përqafoi disa prej tyre mes duartrokitjeve në sheshin qendror të qytetit.

Vizita e saj fokusohet tek zhvillimi i hershëm i fëmijëve dhe mbështetja për familjet, një kauzë që princesha e ka kthyer në prioritet të punës së saj publike.

Në bashkinë e qytetit, Kate u njoh me filozofinë e njohur arsimore të Reggio Emilia-s, e konsideruar ndër modelet më inovative në botë për edukimin dhe kujdesin ndaj fëmijëve.

Ajo takoi gjithashtu disa nga gratë që ndihmuan në ndërtimin e kësaj filozofie pas Luftës së Dytë Botërore.

Gjatë ceremonisë, Princeshës së Uellsit iu dorëzua “Primo Tricolore”, nderimi më i lartë i qytetit, për punën e saj në mbështetje të zhvillimit të hershëm të fëmijëve.

Vizita konsiderohet një moment i rëndësishëm në rikthimin publik të Kate Middleton pas betejës me kancerin dhe një sinjal për angazhimin e saj të ri ndërkombëtar.

Sipas bashkëpunëtorëve të saj, princesha është “e motivuar dhe e emocionuar” për këtë etapë të re të punës së saj.

 

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu