
Samir Mane ka mirëpritur dy nxënëse të shkollës së mesme në selinë e BALFIN Group, në kuadër të programit “Leader for a Day” të Junior Achievement Albania.
Vizita e tyre u zhvillua si pjesë e një iniciative që synon të afrojë të rinjtë me botën e biznesit dhe t’u japë atyre një përvojë të drejtpërdrejtë me drejtues të kompanive.
Mane theksoi se entuziazmi dhe ambicia e të rinjve forcon angazhimin e Mane Foundation për të investuar në brezin e ardhshëm.
Fondacioni po bashkëpunon ngushtë me Junior Achievement Albania për të përhapur edukimin financiar dhe për të rritur njohuritë e të rinjve mbi tregun e punës dhe mundësitë e së ardhmes.






