Alarm për bombë në qendrën tregtare “Toptani” në Tiranë ka shkaktuar panik mbrëmjen e sotme, duke detyruar autoritetet të evakuojnë qytetarët. Sipas Policisë, rreth orës 20:10 një punonjës sigurie ka njoftuar se kishte marrë në email një mesazh kërcënues për vendosjen e një sasie eksplozivi që pritej të shpërthente në orën 20:30. Menjëherë në vendngjarje mbërritën shërbimet e Policisë, forcat xheniere dhe strukturat antiterror, të cilat kryen kontrolle të imtësishme, por nuk konstatuan asnjë lëndë të dyshimtë. Hetimet vijojnë për identifikimin e autorit të emailit dhe zbardhjen e plotë të rastit.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu