Ministrja e Shëndetësisë, Evis Sala, ka paralajmëruar një reformë të thellë në sistemin farmaceutik, duke vendosur në fokus digjitalizimin dhe rritjen e transparencës. Në Konferencën Mbarëkombëtare Farmaceutike, ajo theksoi se sistemi aktual ka nevojë për modernizim të plotë.

Sipas saj, prioritet mbetet garantimi i aksesit të qytetarëve në barna cilësore, të sigurta dhe efektive, si dhe përmirësimi i kohës së aksesit në medikamente inovative. Ministrja shtoi se po punohet për përafrimin me standardet e Bashkimit Europian.

Në këtë kuadër, Sala nënvizoi rëndësinë e bashkëpunimit me industrinë farmaceutike dhe rishikimin e legjislacionit për barnat. Ajo theksoi se pacienti do të mbetet në qendër të çdo reforme dhe vendimmarrjeje.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu