Gjykata e Lartë ka rrëzuar rekursin e ish-zv/kryeministres Belinda Balluku, duke lënë në fuqi masën e sigurisë “ndalim i daljes jashtë shtetit” të vendosur më herët nga GJKKO.

Vendimi është marrë nga gjyqtari Ilir Panda, i cili ka vendosur që pasaporta e Ballukut të mos i kthehet, duke konfirmuar kufizimin e saj për të udhëtuar jashtë vendit.

Balluku është nën hetim nga SPAK për akuzën e “shkeljes së barazisë në tenderë”, ndërsa hetimet përfshijnë edhe disa procedura të tjera prokurimi, mes tyre 7 lote të Ujësjellësit të Unazës së Madhe dhe tre tenderë të tjerë.

Masa e ndalimit të daljes jashtë shtetit ishte vendosur që prej 19 nëntorit dhe tashmë mbetet në fuqi edhe pas shqyrtimit në Gjykatën e Lartë.

Ky vendim forcon pozicionin e organit të akuzës në hetimet ndaj ish-zyrtares së lartë, ndërsa çështja pritet të vijojë me fazat e tjera procedurale në drejtësi.

 

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu