
Misioni hapësinor Artemis II ka hyrë në fazën e kthimit drejt Tokës, pasi kapsula Orion ka kaluar në sferën e ndikimit gravitacional të planetit tonë, pas një fluturimi historik rreth Hënës.
Megjithatë, gjatë udhëtimit janë shfaqur probleme teknike në sistemin e tualetit të anijes. Sipas NASA-s, vështirësitë lidhen me zbrazjen e rezervuarit, i cili nuk po funksionon siç duhet.
Fillimisht u dyshua se shkaku ishte ngrirja e jashtme, por edhe pas aktivizimit të ngrohësve problemi ka vijuar. Ekspertët tani dyshojnë se mund të jetë një reaksion kimik që krijon mbetje dhe bllokon filtrat.
Drejtuesit e misionit theksojnë se shkaku i saktë do të përcaktohet vetëm pas përfundimit të misionit, kur pajisja të analizohet në detaje.
Pavarësisht këtij problemi teknik, misioni vijon sipas planit dhe pritet që kapsula Orion të kryejë amërimin në oqean ditën e premte, duke përmbyllur një nga misionet më të rëndësishme të NASA-s drejt rikthimit të njeriut në Hënë.






