Parkimi në kryeqytet hyn në një fazë të re digjitalizimi, pasi të gjitha shërbimet tashmë mund të kryhen përmes aplikacionit “Tirana Parking”.

Qytetarët do të kenë mundësi të menaxhojnë çdo procedurë nga telefoni celular, në çdo orë të ditës dhe pa pasur nevojë për paraqitje fizike në sportele.

Përmes aplikacionit, përdoruesit mund të aplikojnë për kartën e rezidentit, të kërkojnë parkime të rezervuara me pagesë, si dhe të aplikojnë apo rinovojnë abonimet në sheshparkime.

Një tjetër funksion i rëndësishëm është ndjekja në kohë reale e statusit të aplikimeve dhe kërkesave, duke rritur transparencën dhe lehtësuar komunikimin me institucionet.

Sipas njoftimit, platforma garanton siguri për të dhënat personale dhe është ndërtuar në përputhje me standardet bashkëkohore të administrimit publik.

Digjitalizimi i këtij shërbimi synon reduktimin e burokracisë, shmangien e radhëve dhe përmirësimin e përvojës së qytetarëve në përdorimin e shërbimeve publike.

Njoftimi i plotë

Nga sot, parkim nga telefoni

Tirana Parking, në një aplikacion. Të gjitha shërbimet 100% digjitale, për një parkim më të thjeshtë se kurrë.

Shkarko aplikacionin Tirana Parking dhe kryej çdo procedurë nga celulari, në çdo orë dhe çdo ditë të javës.

Një mënyrë e thjeshtë, inovative dhe tërësisht digjitale për parkimin në qytet.

Një aplikacion i vetëm, ku çdo shërbim kryhet online, pa sportele, pa dokumente fizike, pa humbje kohe.

Përmes aplikacionit të ri, qytetarët do të mund të marrin këto shërbime:

Aplikojnë online për kartën e rezidentit;

Aplikojnë për parkimet e rezervuara me pagesë;

Aplikojnë dhe rinovojnë abonimet në sheshparkime;

Ndjekin statusin e aplikimeve dhe të kërkesave të tyre;

Platforma garanton siguri për menaxhimin e të dhënave në përputhje me standardet bashkëkohore të administrimit publik. Digjitalizimi i shërbimeve përbën një prioritet, me qëllim rritjen e transparencës, reduktimin e procedurave fizike dhe përmirësimin e përvojës së qytetarëve në ndërveprimin me shërbimet publike.

Tirana Parking mbetet e angazhuar në transformimin digjital të menaxhimit të parkimit, duke kontribuar në ndërtimin e një sistemi më efikas, më funksional dhe më pranë qytetarëve.

Shkarko app Tirana Parking dhe përfito shërbimet

Nga telefoni në parkim!

Pa radhë, pa humbje kohe, pa burokraci!

 

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu