Misioni Artemis II ka shënuar një moment historik për njerëzimin, pasi astronautët e tij kanë përfunduar një fluturim rreth Hënës dhe tashmë janë në rrugën e kthimit drejt Tokës.

Ekuipazhi arriti një distancë rekord prej 252,756 milje (rreth 406,771 km) nga Toka, duke thyer rekordin e vendosur më parë nga Apollo 13.

Gjatë misionit, astronautët përjetuan pamje që, sipas komandantit Reid Wiseman, “nuk janë parë kurrë më parë nga asnjë njeri”. Edhe piloti Victor Glover u shpreh se nuk ka “fjalë për ta përshkruar atë që panë”.

Një nga momentet më të veçanta ishte edhe një eklips total diellor i parë nga hapësira, ndërsa anija Orion kalonte pranë Hënës.

Gjatë kalimit pas anës së errët të Hënës, komunikimi me NASA u ndërpre për rreth 40 minuta, një situatë e parashikuar nga kontrolli i misionit.

Pas rikthimit të komunikimit, astronautja Christina Koch deklaroi: “Është fantastike të dëgjosh sërish Tokën”.

Ndërkohë, Donald Trump ka përgëzuar ekuipazhin për arritjen historike, duke i ftuar ata në Shtëpinë e Bardhë pas përfundimit të misionit.

Astronautët pritet të kthehen në Tokë brenda disa ditësh, me uljen në Oqeanin Paqësor të planifikuar në brigjet perëndimore të SHBA-së.

Ky mision konsiderohet një hap i madh drejt rikthimit të njerëzimit në Hënë dhe më tej, drejt eksplorimit të Marsit.

 

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu