Aeroporti i Brindisit në Itali ka mbetur pa karburant për avionët, duke shkaktuar probleme në operimin e fluturimeve.

Sipas njoftimeve zyrtare aeronautike (NOTAM), mungesa e karburantit pritet të zgjasë të paktën deri në mesditën e 7 prillit.

Autoritetet kanë bërë të ditur se karburanti nuk është aktualisht i disponueshëm në aeroport, duke u kërkuar kompanive ajrore të planifikojnë furnizimin që nga aeroportet e mëparshme për fluturimet e tyre.

Ndërkohë, janë lejuar vetëm sasi të kufizuara karburanti, të cilat do të përdoren ekskluzivisht për fluturime shtetërore, emergjencash dhe mjekësore.

Situata ka ngritur shqetësime për vonesa dhe ndryshime në oraret e fluturimeve, ndërsa autoritetet po punojnë për rikthimin në normalitet.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu