Në seancën plenare të Kuvendit, Kryetari i Grupit Parlamentar të PS, Taulant Balla reagoi ndaj kwrkesave të opozitës për paralajmërimin e Ambasadës së SHBA lidhur me rrezikun nga grupe të lidhura me Iranin, duke e cilësuar situatën si të ekzagjeruar për qëllime politike.

 

Balla mbështeti deklaratën e Ministrit të Jashtëm, duke theksuar se njoftime të tilla janë rutinë dhe publikohen rregullisht nga Departamenti Amerikan i Shtetit për qytetarët e tij në mbarë botën.

“Po përdoret një njoftim rutinë për debate politike pa ide. Këto janë komunikime të përditshme që SHBA i bën për qytetarët e vet,” u shpreh ai.

 

Kreu i grupit parlamentar të PS theksoi se Shqipëria mbetet një aleate e fortë e Shteteve të Bashkuara dhe anëtare e NATO-s, ndërsa nuk ka asnjë informacion zyrtar që vendi të jetë objektiv i ndonjë sulmi.

Ai përshëndeti gjithashtu qëndrimin e Donald Trump për zhvillimet e fundit në Lindjen e Mesme, duke e cilësuar ndërhyrjen amerikane si historike për sigurinë dhe stabilitetin global.

Gjatë fjalës së tij, Balla akuzoi opozitën për qëndrime kontradiktore dhe për përdorim të situatës për përfitime politike, ndërsa pati edhe replika të forta në sallë.

“Shqipëria sot nuk ka asnjë informacion zyrtar për të qenë target i këtyre sulmeve,” theksoi ai, duke kërkuar vijimin normal të rendit të ditës në Kuvend.

 

 

Fjala e plotë:

 

Mbështes deklaratën e Ministrit të Punëve të Jashtme dhe më vjen keq që për hesapet debatit politik të shterpësisë së ideve politike, përdoret një njoftim rutinë si në të gjitha ambasadat e shteteve të bashkuara të Amerikës përfshirë këtu Departamentin Amerikan të Shtetit i cili pothuajse në mënyrë të përditshme në komunikimet e tij publike në rrjetet sociale të Departamentit të Shtetit pjesa e zyrës konsullore, prej fillimit të marsit i ka njoftuar dhe njofton në mënyrë të përditshme qytetarët e vet në të gjithë botën, se mund të jenë target i sulmeve të regjimit iranian ndërkohë që ajo që duhet të themi ne sot me të njëjtin zë është që po Shqipëria është aleat i Shteteve të Bashkuara të Amerikës Presidenti Trump në të gdhirë të ditës sotme ka qartësuar hapat e mëtejshëm në të cilat Shtetet e Bashkuara të Amerikës do të ecin në këtë drejtim. Ne përshëndesim Presidentin Trump në atë ndërhyrje historike sa i përket asgjësimit apo pamundësimit të regjimit të Iranit për të qenë një rrezik për paqen, stabilitetin në Lindjen e Mesme dhe jo vetëm Shtetet e Bashkuara të Amerikës e kanë mbështetur gjithmonë Shqipërinë kur ne në mënyrë të vazhdueshme kemi qenë shënjestër e sulmeve të regjimit iranian dhe të Gardës Islamike. Jemi shumë krenarë që në Kuvendin e Shqipërisë kemi mratuar një deklaratë ku për turpin tuaj nuk morët pjesë dhe pastaj për turpin tuaj dolët dhe thatë se Partia Demokratike i shpall luftë Iranit. E padwgjuar ndonjwherw nw botw që një parti nga nga selia e vet bojkoton Kuvendin edhe del pastaj edhe thotë që ne i shpallim luftë Iranit turpi juaj, ndërkohë ndërkohë sa i bëni sa i bëni këto teatra këtu, lërini teatrot, por bëni atë që duhet të bëjë çdo politikan i përgjegjshëm dhe çdo përfaqësues i përgjegjshëm.

 

Tw dashur motra e vëllezër shqiptarë Shqipëria aleate e Shteteve të Bashkuara të Amerikës vënë anëtarë i NATO-s nuk ka sot asnjë informacion zyrtar për të qenë target i këtyre sulmeve por natyrshëm natyrshëm natyrshëm që Shtetet e Bashkuara të Amerikës…

 

Jep jep hesap para drejtësisë ti mos më hajde këtu fare ti a ja pra ti shko jep hesap aty para drejtësisë se ke vrarë 26 veta ti na bën ti si përfaqësues i amerikanëve ke nja 20 vjet këtu, ik ik jep jep jep aty mjaft mjaft. Mjaft na bëre ti sikur je përfaqësues i kongresit ti kështu që zoti kryetar i Kuvendit ju lutem shumë të kalojmë tek pikat e rendit të ditës faleminderit

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu