
Shqipëria po ecën me vendosmëri në rrugën drejt Bashkimit Europian dhe reformat lokale janë bërë pjesë e pandashme e këtij procesi. Me këtë frymë, drejtuesi politik i Partisë Socialiste për Qarkun e Tiranës, Taulant Balla, ka zhvilluar takime në fshatin Lekaj të Rrogozhinës.
Balla është takuar me banorët e zonës ku diskutuan një sërë çështjesh që prekin jetën e tyre të përditshme si bujqësia, infrastruktura rrugore, arsimi, shërbimet kadastrale dhe përmbyllja e procesit të legalizimeve.
Përmes një postim në rrjetet sociale Balla theksoi se çdo reformë e zbatuar në nivel lokal është një hap konkret drejt standardeve europiane dhe se angazhimi me qytetarët në terren mbetet prioritet kyç.
“Për #PunëteShqipërisë në Leka Rrogozhinë ku diskutuam për bujqësinë, infrastrukturën rrugore, arsimin, shërbimet kadastrale, përmbylljen e procesit të legalizimeve etj. Shqipëria po përparon me vendosmëri në rrugën drejt anëtarësimit në Bashkimin Europian”.






