Kryeministri Edi Rama deklaroi se qeveria do të ndërhyjë drejtpërdrejt në tregun e karburanteve përmes krijimit të një kompanie shtetërore në bashkëpunim me Emiratet e Bashkuara Arabe, me synimin për të kontrolluar çmimet dhe për të luftuar kontrabandën. Sipas tij, rritja e çmimit të naftës lidhet me krizën ndërkombëtare, ndërsa masa e re synon të mbrojë konsumatorët dhe të vendosë rregulla të qarta në treg.

Rama theksoi se do të aplikohet një sistem i ri markimi i pamanipulueshëm për karburantin, duke zëvendësuar praktikat e vjetra që lejonin abuzime dhe informalitet. Ai shtoi se kompania publike do të ketë rol edhe si furnizuese në treg, duke ndikuar në çmime të bazuara në bursë dhe duke kufizuar fitimet e tepërta të operatorëve.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu