Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka hedhur akuza të forta ndaj zv.kryeministres Belinda Balluku, duke pretenduar se ajo po kërkon të blejë shtetësi në disa vende të huaja, përfshirë edhe Serbinë.

Në një deklaratë për mediat, Berisha tha se sipas informacioneve që disponon, Balluku ka tentuar të sigurojë pasaportë përmes investimeve, fillimisht në vendet e Gjirit Persik dhe më pas në Beograd, por pa sukses.

Ai pretendoi se këto përpjekje lidhen me shmangien e përgjegjësisë ligjore në Shqipëri, duke e akuzuar Ballukun për abuzime të mëdha financiare gjatë kohës që ka administruar fonde publike.

Berisha i bëri thirrje komunitetit ndërkombëtar dhe institucioneve financiare që të mos pranojnë kërkesat e saj për shtetësi dhe të verifikojnë pasuritë e saj, duke kërkuar edhe ngrirjen e llogarive bankare.

Nga ana tjetër, ndaj këtyre akuzave nuk ka ende një reagim zyrtar nga Belinda Balluku.

 

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu