Policia e Tiranës ka marrë masa për mbarëvajtjen e tubimit që do të zhvillohet ditën e sotme në orën 18:00, përpara Kryeministrisë.

Në zbatim të ligjit “Për tubimet”, autoritetet bëjnë me dije se do të ketë kufizime të qarkullimit në disa akse kryesore të kryeqytetit.


Rrugët që do të bllokohen

Sipas njoftimit zyrtar:

  • Nga ora 09:30 deri në përfundim të tubimit do të bllokohet bulevardi “Dëshmorët e Kombit”, nga Ura deri te kryqëzimi me rrugën “Ismail Qemali”
  • Nga ora 15:00 deri në përfundim të tubimit do të bllokohen rrugët “Ukraina e Lirë”, “Papa Gjon Pali II” dhe “Ismail Qemali”

Devijim i trafikut dhe apel për qytetarët

Policia bën me dije se, në varësi të zhvillimit të tubimit, mund të ketë kufizime edhe në rrugë të tjera.

Për të lehtësuar qarkullimin, janë parashikuar devijime në akse alternative, ndërsa qytetarëve u kërkohet mirëkuptim për kufizimet dhe bashkëpunim me autoritetet.

Gjithashtu, policia apelon që qytetarët të shmangin zonat ku mund të ketë tensione dhe të distancohen nga çdo veprim i kundërligjshëm që cenon rendin dhe sigurinë publike.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu