Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka lënë të kuptohet qartë se do të kandidojë sërish për drejtimin e PD në zgjedhjet e brendshme që pritet të zhvillohen më 23 maj.

Gjatë një konference për mediat, Berisha u shfaq i habitur kur u pyet nëse do të rikandidojë, duke reaguar me tone të drejtpërdrejta.

“Kush të tha që jo? S’e di si e bën këtë pyetje!”, u shpreh ai para gazetarëve.

Berisha theksoi se procesi zgjedhor brenda partisë nuk do të sjellë surpriza, duke lënë të kuptohet se gara do të jetë formale dhe ai do të jetë një nga kandidatët kryesorë.

I pyetur edhe për nenin 46 të statutit të PD, i cili parashikon se kryetari që humb zgjedhjet nuk ka të drejtë rikandidimi, Berisha argumentoi se ky nen nuk mund të zbatohet, pasi sipas tij zgjedhjet e majit 2025 nuk kanë qenë të rregullta, por një “farsë zgjedhore”.

Ai shtoi se nuk e sheh të nevojshme ndryshimin e këtij neni në kuadër të reformës statutore që po diskutohet në parti.

“Neni Basha” është një dispozitë në statutin e Partisë Demokratike (neni 48), e vendosur gjatë kohës kur Lulzim Basha ishte kryetar, që parashikon se kryetari i partisë nuk duhet të rikandidojë nëse humbet zgjedhjet parlamentare që ka drejtuar.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu