
Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha shpall Gardën Revolucionare të regjimit diktatorial të Teheranit si organizatë terroriste, duke e cilësuar regjimin e Ajatollahëve si sponsorin kryesor të terrorizmit në botë dhe një kërcënim serioz për paqen dhe stabilitetin global.
Po ashtu, PD dënon me forcë sulmet e Iranit ndaj vendeve të Gjirit Persik, përfshirë Arabinë Saudite, Emiratet e Bashkuara Arabe, Katarin, Kuvajtin dhe Bahrejnin, duke shprehur solidaritet të plotë me këto shtete.
Në të njëjtën deklaratë, Partia Demokratike shpreh mbështetjen për përpjekjet e SHBA-së dhe Izraelit për përmbysjen e regjimit teokratik në Iran dhe zëvendësimin e tij me një qeveri të zgjedhur nga populli.
Sipas PD-së, ky ndryshim do të shërbente si një kontribut i rëndësishëm për lirinë e popullit iranian dhe për garantimin e paqes dhe stabilitetit në rajon dhe më gjerë.



