
Një zjarr i përmasave të konsiderueshme ka rënë mbrëmjen e kësaj të enjteje në një pallat në zonën e “Ali Demit” në Tiranë.
Sipas informacionit paraprak të Policisë, rreth orës 21:20, në katin e parë të banesës së shtetasit Th. Ll., 72 vjeç, ka rënë zjarr.
Si pasojë e zjarrit, i moshuari invalid ka humbur jetën, ndërsa dyshohet se shkaku i vdekjes është asfiksia nga tymi.






