
Një shtetas turk ka mbetur i plagosur me armë zjarri mbrëmjen e së dielës në zonën e Saukut, në Tiranë.
Sipas informacioneve paraprake të policisë, rreth orës 19:25 në spital është paraqitur për mjekim shtetasi turk me inicialet H. U., 39 vjeç, i cili dyshohet se është plagosur me armë zjarri në një lokal në këtë zonë.
Burime zyrtare bëjnë me dije se 39-vjeçari ndodhet jashtë rrezikut për jetën.
Ndërkohë, grupi hetimor po punon për identifikimin dhe kapjen e autorit, si dhe për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes.



