Në datën 4 Gusht do të mbahen zgjedhjet për kryetarin e ri të bashkisë në Himarë, pasi KQZ shpalli të pavlefshëm mandatin e Fredi Belerit i cili ndodhet në burg për blerje votash në zgjedhjet e 14 Majit.

PS ka zgjedhur kandidatin e saj për kryetar bashkie, që është Vangjel Tavo.

yacht hotel sarande

Po ashtu është zbuluar se kush do të jetë kandidati i opozitës për Bashkinë e Himarës.

Bëhet me dije se kandidati i opozitës do të jetë Petro Gjikuria, një biznesmen shqiptaro-amerikan.

Kujtojmë se më herët ishte paralajmëruar se do të ishte djali i Fredi Belerit që do të kandidonte për kryetar bashkie, por duket se ka patur një ndryshim në lidhje me kandidimin e tij./ CNA  

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu