Për herë të parë në historinë e Kombeve të Bashkuara, një Zonjë e Parë ka drejtuar një mbledhje të Këshillit të Sigurimit. Melania Trump kryesoi seancën gjatë muajit kur Shtetet e Bashkuara të Amerikës mbajnë presidencën e radhës së Këshillit.

Mbledhja u zhvillua në një klimë të tensionuar ndërkombëtare, ndërsa në Lindjen e Mesme vijonin raportimet për përshkallëzim të dhunës. Gjatë fjalës së saj, ajo nuk bëri referencë të drejtpërdrejtë ndaj konfliktit aktual, por u përqendrua tek mbrojtja e fëmijëve në konfliktet e armatosura dhe roli i teknologjisë në arsim.

Melania Trump theksoi se “vlera që i atribuohet arsimit përcakton sistemin e vlerave të një kombi”, duke nënvizuar rëndësinë e aksesit në inteligjencën artificiale edhe për zonat më të largëta, si një mjet për dije dhe paqe.

Ngjarja shënon një precedent në historinë e OKB-së dhe ka nxitur diskutime mbi rolin institucional të Zonjës së Parë në skenën diplomatike ndërkombëtare.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu