Shërbimet e Policisë kanë referuar materialet në Prokurori dhe kanë nisur procedimin penal ndaj një 35-vjeçari nga Laçi, i dyshuar për vrasjen me armë zjarri të qenit të një qytetari.
Sipas burimeve zyrtare, shtetasi me inicialet E.K., banues në Laç, dyshohet se ka qëlluar kafshën me pistoletën që e mbante me leje.
Pas ngjarjes, arma e zjarrit tip pistoletë është sekuestruar në cilësinë e provës materiale.
“Shërbimet referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi penal për shtetasin E. K., 35 vjeç, banues në Laç, pasi dyshohet se ka vrarë me armën e zjarrit që mbante me leje, kafshën (qen) e një shtetasi. Arma e zjarrit pistoletë u sekuestrua me cilësinë e provës materiale”, thuhet në komunikatën zyrtare.
Rasti po hetohet nga strukturat përkatëse, ndërsa materialet procedurale i janë referuar Prokurorisë për veprime të mëtejshme.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu