Është arrestuar në Tropojë 40-vjeçari Gazmend Buçpapa, i akuzuar për vrasjen me thikë të Egli Pashollarit, ngjarje e ndodhur më 20 shkurt 2026 në rrugën “Kongresi i Lushnjës”, në zonën e ish-parkut në Tiranë.
Sipas Policisë së Tiranës, operacioni i koduar “Distanca” u finalizua pas ndjekjes intensive dhe punës së koordinuar me Prokurorinë. I dyshuari u lokalizua dhe u mbajt në mbikëqyrje teksa fshihej në një banesë në vendlindjen e tij, në Tropojë, ku më pas u bë ndalimi.
Ndaj 40-vjeçarit rëndojnë akuzat për “Vrasja me dashje” dhe “Prodhimi, mbajtja, blerja apo shitja pa leje e armëve të ftohta”.

DVP Tiranë/Finalizohet nga Policia dhe Prokuroria e Tiranës, operacioni i koduar “Distanca”.

Si rezultat i ndjekjes intensive dhe punës së miroganizuar operacionale, lokalizohet dhe ndalohet autori i vrasjes me thikë, të shtetasit E. P.

Autori, shtetasi G. B. u mbajt në mbikëqyrje, teksa fshihej në një banesë në Tropojë.

Si rezultat i veprimeve operacionale profesionale, të kryera në koordinim me Prokurorinë e Tiranës, për lokalizimin dhe ndalimin e autorit të vrasjes së shtetasit E. P., kryer më datë 20.02.2026, gjatë një konflikti në rrugën “Kongresi i Lushnjës”, specialistët e Sektorit për Hetimin e Krimeve të Rënda të Drejtorisë Vendore të Policisë Tiranë finalizuan operacionin e koduar “Distanca”.

Në kuadër të këtij operacioni, pasi u lokalizua dhe u mbajt në mbikëqyrje në banesën ku fshihej në vendlindjen e tij, në Tropojë, u bë ndalimi i shtetasit G. B., 40 vjeç, për veprat penale “Vrasja me dashje” dhe “Prodhimi, mbajtja, blerja apo shitja pa leje e armëve të ftohta”.

Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë së Tiranës, për veprime të mëtejshme.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu