Kryeministri Edi Rama ka zhvilluar një komunikim me ambasadorët e Shqipërisë në vendet e prekura nga konflikti në Lindjen e Mesme.

Përmes një postimi në rrjetet sociale, Rama njoftoi se ka mbajtur kontakte me përfaqësuesit diplomatikë shqiptarë në rajon, në funksion të ndjekjes së situatës dhe koordinimit të veprimeve të nevojshme.

 

“Në vijim të përshkallëzimit të situatës së sigurisë në Lindjen e Mesme, Kryeministri Rama zhvilloi një komunikim me ambasadorët e Republikës së Shqipërisë për të gjithë angazhimin e rrjetit diplomatik shqiptar për garantimin e sigurisë së shtetasve shqiptarë në vendet e prekura, komunikimit të vazhdueshëm me bashkatdhetarët shqiptarë që gjenden në këto vende për menaxhimin e kërkesave dhe nevojave të tyre.” Thuhet në njoftimin e shpërndarë nga zyra për shtyp e kryeministrit.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu