Irani ka konfirmuar nisjen e sulmeve me raketa si kundërpërgjigje ndaj bombardimeve të përbashkëta amerikano-izraelite ndaj Teheranit, duke zgjeruar përplasjen përtej territorit të Izraelit.

Sipas raportimeve, përveç objektivave në Izrael, Irani ka goditur edhe baza ushtarake amerikane në Bahrejn, Katar dhe Emiratet e Bashkuara Arabe. Agjencia gjysmë-zyrtare iraniane Fars raportoi se një bazë amerikane në Bahrejn është vënë në shënjestër nga raketat iraniane.

Ministria e Brendshme e Bahreinit u ka bërë thirrje qytetarëve të zhvendosen menjëherë në vende të sigurta, ndërsa një zyrtar i Katarit deklaroi se sistemet e mbrojtjes ajrore kanë kapur dy raketa iraniane mbi territorin e vendit.

Pamje të publikuara në rrjete sociale tregojnë raketa që fluturojnë mbi territorin irakian drejt Iranit, duke dëshmuar për intensitetin e përshkallëzimit ushtarak në rajon.

Ky zhvillim sinjalizon një fazë të re tensioni në Lindjen e Mesme, me rrezik të zgjerimit të konfliktit përtej kufijve të drejtpërdrejtë të përplasjes mes Iranit dhe Izraelit.

 

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu