
ka arritur një marrëveshje me autoritetet homologe të për të lehtësuar lëvizjen e mjeteve të tonazhit të rëndë në pikën kufitare të Bllatës, pas situatës së krijuar nga bllokimi i aksit Librazhd–Pogradec.
Drejtori i Përgjithshëm i Doganave, Besmir Beja, njoftoi se nga nesër kamionët dhe trajlerët e ngarkuar do të lejohen të kalojnë çdo ditë nga ora 12:00 deri në 22:00, ndërsa kamionët e pa ngarkuar do të mund të kalojnë 24 orë në 24.
“Në mënyrë që të mos pengohet kryerja e formaliteteve doganore, bazuar në alternativat e lëvizjes së mjeteve, janë marrë kontaktet e nevojshme me strukturat homologe të Maqedonisë së Veriut dhe është gjetur mirëkuptimi i plotë nga ana e tyre për zgjidhjen e kësaj problematike”, u shpreh Beja.
Sipas marrëveshjes, në pikën e Bllatës nuk do të lejohet kalimi i produkteve me origjinë shtazore dhe i produkteve të naftës. Këto kategori do të duhet të devijohen përmes territorit të Kosovës.
Beja theksoi se strukturat doganore kanë trajtuar me prioritet situatën, ndërsa Drejtoria e Doganave do të informojë për çdo ndryshim apo lehtësi të mëtejshme në vijim.
Marrëveshja vjen në kushtet e një situate kaotike në juglindje, ku bllokimi i aksit kryesor ka sjellë devijime të trafikut dhe radhë të gjata kamionësh në pikat kufitare alternative.



